Tenderi 50 mln Lekë që iu dha Kajmakut/ PD: Të anulohet

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit me vlerë 50 milionë lekë (të vjetra), që ka marrë nga Ministria e Brendshme, kompania e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, aktualisht në kërkim policor.

Në një reagim lidhur me rastin, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike u shpreh se paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg.

Në postimin në rrjetet sociale, Bardhi shkruan:

“Faktet janë të pakundërshtueshme:

1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg”!

LEXO EDHE  Berisha tregon se si dyshja Rama-Veliaj fitojnë 1.5 milionë euro në ditë nga landfilli i Sharrës