“SPAK nuk përballon dot kallëzimet”/ Arben Kraja kërkesë KLP: Duam prokurorë të tjerë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i është drejtuar pak kohë më parë Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë përmes së cilës i kërkon këtij të fundit komandimin e dy prokurorëve të tjerë për këtë strukturë.

Sipas Krajës ka një numër të konsiderueshëm kallëzimesh në SPAK, të cilat nuk mund të përballohen nga 10 prokurorët që ka në dispozicion Prokuroria e Posaçme, raporton Oranews.

Pavarësisht mbërritjes së kësaj shkrese në KLP, kjo e fundit ka zhvilluar dy seanca plenare, por nuk e ka përfshirë në asnjërën prej pikave të rendit të ditës. Nuk dihen arsyet pse KLP nuk ka futur në shqyrtim këtë kërkesë të Krajës.

LEXO EDHE  Meta jep alarmin: Në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale

Pak javë më parë KLP ka komanduar në SPAK dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, me kërkesë të Krajës, duke e çuar në 10 numrin e prokurorëve të strukturës.