Nga Durrësi në Ancona, kapet me 16 kg heroinë shqiptari pas kontrollit nga rojet e portit

Një ngarkesë prej 16 kg heroinë u kap nga roja e financave në portin e Ankonës. Droga ishte fshehur brenda një makine që kishte zbritur nga një anije nga Durrësi.

Policia arrestoi shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar.  Lënda narkotike u zbulua të enjten, 16 janar, ndërsa lajmi u bë i ditur sot nga organet e drejtësisë italiane.

Burri nuk ishte në gjendje të jepte shpjegime për ngarkesën e madhe të drogës.  Heroina, e cila do t’i nënshtrohet gjithashtu testeve laboratorike, ishte brenda automjetit, e fshehur në një ndarje të posaçme.

LEXO EDHE  PD kërkesë prokurorisë: Në cilën fazën ndodhen hetimet ndaj deputetit Ervin Bushati, a i ka kaluar dosja SPAK?

Hetimet nga financuesit janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte kontakte në Ancona, kush e priste atë dhe ku ishte destinacioni përfundimtar.