KLP komandon ndihmës-magjistratët në Prokurorinë e Përgjithshme (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë qenë të pranishëm vetëm 10 anëtarë pasi për arsye familjare ka munguar anëtari Besnik Cani.

Mësohet se sot KLP ka miratuar unanimisht projekt-akti për të komanduar prokurorët Pranvera Pustina, Arens Çela dhe Ols Dado në pozicionin e ndihmës-magjistrati ne Prokurorinë e Përgjithshme sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

LEXO EDHE  1.15 mld € donacione për Shqipërinë/ Deutsche Welle: Asnjëherë më parë nuk janë mbledhur kaq fonde

Bëhet me dije se këto komandime janë për një periudhë 5-vjeçare duke filluar nga data 20.01.2020.

Gjithashtu KLP ka miratuar me 10 vota pro projekt -aktin për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë prane Gjykates së Apelit Durres, znj. Rudina Shermadhi. Ajo kishte paraqitur kërkesën e dorëheqjes për arsye familjare.