Juventusi i tregon targën Interit, Ronaldo mposht Parmën

Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo! Juventusit i mjafton portugezi për të kaluar me vështirësi Parmën me rezultatin 2-1. Ylli i ekipit e ka nisur 2020 me shumë vrull, pasi dhe në ndeshjen e sotme tregoi se ka diçka më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë dhe jo më kot ka 5 topa të artë.

Goli i parë i shënuar në minutën e 43′ pati dhe fatin brenda, pasi Ronaldo shmangu dy mbrojtës dhe goditja e tij përpara se të shkonte në portë u devijua.

Një ndryshim fatlum trajektoreje, me sferën që përshëndeti rrjetën për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me golin e Parmës.

LEXO EDHE  Video/ Aksident i frikshëm në NASCAR, makina shpërthen në flakë

Miqtë shënuan në minutën e 55′ me Corneliusin. Lojtari fitoi një duel ajror dhe ndëshkoi “Zonjën e Vjetër” për 1-1.

Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Ronaldo realizoi të dytin vetëm pas 3 minutash. Ai mori një top brenda zonës nga Dybala dhe nuk fali duke e dërguar në rrjetë për 2-1. Juventusi shkëputet me 4 pikë nga Interi i vendit të dytë dhe skuadra e Sarrit rifiton qetësinë.