Vrasja në Tiranë/ Si ndodhi krimi dhe çfarë u gjet në vendngjarje (VIDEO)

Përditësuar/ Policia ka gjetur në vendin e vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Noka në kryeqytet një armë zjarri. Bëhet fjalë për pistoletë të tipit “TT”, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e të riut.

***

Dinamika e vrasjes në Tiranë, autorët e thirrën jashtë lokalit dhe e ekzekutuan 

Një i ri është vrarë me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e sotme. Viktima është Vilson Tafçiu, 28 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në zonën e njohur si “Astiri”. Burime nga vendngjarja thanë se jashtë bar “Artistit” janë shënuar të shtëna me armë zjarri dhe person, rreth 30-vjeç, mbeti i vrarë. Të njëjtat burime thanë se personi që është vrarë me armë zjarri ka qenë në lokal, ulur në një tavolinë bashkë me dy vajza. Ai është thirrur për të dalë jashtë dhe pasi ka lënë ambientet e barit, është qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me rastin, reagoi dhe Policia. “Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Vilson Tafciu, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  FOTO/ Masakra në familjen shqiptare, policja që vrau familjarët ishte pushuar nga puna

Pas tre të shtënave ndaj viktimës, autorët dyshohet se janë larguar nga vendngjarja me një automjet “Golf 6” përmes rrugicave të zonës. Raportohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca ku ishte arrestuar për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Noka dhe Tafçiu. Gjithashtu, ka qenë i arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë në vitin 2018.

Viktima mësohet se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Disa persona janë shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje lidhur me atë ç’ka ndodhur. Vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje mund ti japin hetuesve të dhëna të dobishme për të çuar në identifikimin e autorëve.

Të shtënat kanë krijuar panik te të pranishmit në lokal, që janë ngritur nga tavolinat e lokalit ku ishin ulur. /Boldnews.al/

LEXO EDHE: 

Pse ndodhi vrasja në Tiranë/ Dyshimet e para të grupit hetimor