Do ketë zgjedhje të parakohshme? Flet Paloka

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se opozita detyroi Ramën të ulet në tryezën e reformës zgjedhore  Madje në intervistën për gazetaren Beti Njuma, në studion e televizionit Ora, Paloka ka dhe një koment për Damian Gjiknurin.

Edi Paloka:  “Ne nuk përcaktojmë cilin do të zgjedhë Rama nga llumi i tij dhe ta vërë në tryezë me opozitën. Detyrimi ynë është dhe e kemi kërkuar atë tryezë se janë dy palë që duhet.  Rama ka gjetur përfaqësuesin e denjë të rilindjes. Nuk përcaktojmë ne kë do të vërë PS përballë nesh.

A e zgjidh krizën politike kjo ulje në tryezë?

Edi Paloka: Nuk e zgjidh krizën. Kriza do zgjidhet nëse zbatohen të gjitha hapat që ka kërkuar Bundestagu gjerman. Dhe nga 9 pika, njëra për reformën përfshihet opozita. 8 pikat e tjera janë detyrime të qeverisë. Njëra nga këto 8 pika është dënimi i Damian Gjiknurit, të gjithë ata që janë kapur në krim zgjedhor. Për këtë do të ngulim këmbë, e nesër do të përgjigjet dhe Rama.

A ka nje marreveshje qe te hyhet ne tryeze per reformen zgjedhore dhe te kalohet me pas ne zgjedhje te parakohshme?

LEXO EDHE  Donacionet, kreditë dhe borxhi

Edi Paloka: “Nuk ka as marreveshje te fshehta dhe as komplote. Por detyrimisht plotësimi i kushteve çon aty. Por une e kam me rezerva të them po do shkojmë në zgjedhje, sepse në një vend normal dhe me qeveri normale dhe njeri normal ne krye te qeverise duhej të kishim shkuar në zgjedhje me kohë, sepse e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën janë zgjedhjet e parakohshme që do i japin shqiptarëve institucione legjitime…”

Po sikur kryeministri te mos jape dakordesine?

Edi Paloka: “Kryeministri mund te thotë dhe në 2021 nuk duam”