Aksidenti në Pogradec, tre të plagosur në gjendje kritike (FOTO)

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje tek tuneli panoramik në Pogradec. Burime për Boldnews.al, deri më tani raportojnë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije por mësohet se janë nisur me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet të jetë kritike.

LEXO EDHE  Riatdhesohen nesër nga Londra 132 shqiptarë/ Emrat

Shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Një prej dy mjeteve të përfshira në aksident, ka tentuar të parakalojë një triçikël dhe për pasojë është përplasur me mjetin tjetër. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./BoldNews.al/

LEXO EDHE: 

Aksident në Pogradec, dyshohet për disa të plagosur