Aksidenti në Pogradec/ Shkon në 6 numri i të plagosurve

Nga tre, ka shkuar në gjashtë numri i personave të plagosur nga aksidenti në Pogradec. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Një prej mjeteve ka tentuar të parakalojë një triçikë dhe për pasojë janë përplasur të tre mjetet bashkë. Menjëherë të aksidentuarit u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjendja e të plagosurve është kritike bëjnë me dije bluzat e bardha. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije por mësohet se kanë plagë të shumta në trup.

LEXO EDHE  (VIDEO) Armë, drogë dhe para/ Në pranga 4 persona nga Tirana, njëri i shpëton policisë

LEXO EDHE: 

Aksidenti në Pogradec, tre të plagosur në gjendje kritike (FOTO)