Aksidenti fatal/ Identifikohet viktima, elementi që po pengon hetuesit në gjetjen e autorit (FOTO)

Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur natën e së shtunës, në Torino të Italisë. Sipas mediave lokale, viktima është 35-vjeçari Franko Gjinaj, i cili banonte në provincën e Cuneo-s. Nga verifikimet e “Boldnews”, rezulton se Gjinaj është nga Gruemira e Shkodrës. Raportohet se 35-vjeçari kishte si destinacion Torinon për të takuar një mik.

Aksidenti
Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi përgjatë rrugës provinciale që lidh Stupinigi-n me Orbasano-n. Dyshohet se 35-vjeçari po shëtiste në anën e rrugës, në një seksion pa ndriçim, kur është përplasur nga një automjet, drejtuesi i së cilës që nuk i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit, por është larguar nga vendngjarja.

LEXO EDHE  Ndihma për rindërtim në shifra dhe grafikë

Raportohet se Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë që udhëtonin në atë rrugë.

Franko Gjinaj, foto e publikuar nga mediat italiane

Hetimet
Deri më tani, ajo që dihet rreth drejtuesit të mjetit, është se ia drejtonte një mjet tip “Volkswagen”. Në këtë përfundim arritën hetuesit pasi në vendngjarje gjetën disa pjesë të makinës, që dyshohet se përplasi shqiptarin.

Raportohet që mjegulla e dendur në rrugë, të ketë ndikuar në mos evitimin e aksidentit. I njëjti element, po sipas raportimeve të mediave italiane, po pengon hetuesit në identifikimin e makinës që përplasi shqiptarin, nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës.

/Boldnews/