Setien debuton ndaj Granadës, “Blaugranasit” kërkojnë kreun

Quieque Setien do të bëjë sot debutimin e tij si trajneri i skuadrës së Barcelonës, në ndeshjen që skuadra luan në “Camp Nou” kundër Granadës.

61-vjecari zëvendësoi të shkarkuarin, Ernesto Valverde, në fillimin e javës së shkuar dhe rezultati i vetëm që do të kënaqte të gjithë do të ishte fitorja.

Me Realin e Madridit që fitoi ditën e djeshme kundër Sevillas, “Blaugranasit” kanë humbur vendin e parë por një fitore do t’i rikthente ata si lider edhe pse me pikë të barabarta.

LEXO EDHE  Champions/ Luhet finalja e parakohshme, Real Madrid sfidon në “Bernabeu” Manchester City-n

Ndërsa Granada nga ana tjetër renditet në vendin e 10-të me 27 pikë nga 19 ndeshje të luajtura. Në ndeshjen e parë mes tyre të sezonit, Granada e mundi Barcelonën 2-0 në shtëpi dhe sot një rezultat pozitiv do të konsiderohet edhe barazimi.

Ndeshja luhet në orën, 21:00.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Messi, Griezmann, Fati

Granada (4-2-3-1): Silva; Diaz, Sanchez, Duarte, Neva; Eteki, Herrera; Puertas, Fernandez, Machis; Soldado