Liverpooli “monstruoz”, van Dijk e Salah mundin Man. United, shkëputet frikshëm nga City

Liverpool nuk njeh rival në Premier League angleze.

Liderit e kampionatit mposhtën skuadrën e vetme që i ka ndalur në këtë edicion futbollistik, Manchester United, me shifrat e pastra 2-0. Golat u shënuan në dy ekstremet e takimit, me Virgil van Dijk që shënoi pas çerek ore.

Ndërsa Salah vulosi fatet e sfidës, me egjiptianin që shfrytëzoi në maksimum asistin e Alisson dhe i vetëm përballë De Gea shënoi për 2-0. Pas kësaj fitoreje, Liverpool numëron 16 pikë më shumë se Manchester City ndjekës dhe 32 pikë nga United i vendit të pestë.

LEXO EDHE  Video/ Aksident i frikshëm në NASCAR, makina shpërthen në flakë

Por, djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp mund ta thellojnë akoma dhe më shumë këtë hendek me ndjekësit, pasi numërojnë një takim më pak, pikërisht atë të programuar për në fundin e janarit ndaj West Ham.