KLSH: Sistemi i kasave i dështuar

Nga shtatori, qeveria kërkon të zbatojë një sistem të ri të kasave fiskale, duke raportuar në kohë reale për çdo transaksion. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se sistemi aktual i kasave, që përdoret prej 10 vitesh, nuk ka dhënë efektin e pritshëm në mbledhjen e të ardhurave. Ndaj ligji i ri i fiskalizimit duhet të marrë në konsideratë problemet që kanë shoqëruar këtë proces në këtë 10 vjeçar.

Kompjuteri është po aq inteligjent sa përdoruesi i tij, kështu edhe kasat janë po kaq të mira sa biznesi që i përdor si dhe kontrollet e tatimeve. Kasat e reja nuk duhen parë si shkopi magjik. Duhet të jenë tatimet ato që duhet të bëjnë një hartë të riskut ku janë dhe kush janë bizneset që nuk i përdorin siç duhet ti bëjnë kontrolle rigoroze dhe të funksionojnë më fushata dhe aksione. Deri më tani kanë funksionuar në amulli të plotë”, -thotë Rinald Muca, drejtor i performancës në KLSH,

KLSH ka bërë një auditim në tatime dhe Ministrinë e Financave lidhur me efektivitetin e pajisjeve fiskale, që në total janë 155 të tilla. Por i gjithë procesi ka çaluar në një kontroll më të saktë nga ana e tatimeve.

LEXO EDHE  Gota (gjysmë) plot e donacioneve

Një kasë lëshon mesatarisht 4 mijë kupona. Në Tiranë shifra arrin në 220 milion të tilla në vit. Po ti referohemi kontrolleve të kryera në tatimeve, gjatë 2018 janë evidentuar me shkelje 1100 raste. Shifra e konstatimeve është shumë e ulët, sa 0.05% e totalit.

Sipas KLSH, as Ministria e Financave dhe as administrata tatimore nuk ka objektiva të qartë të reduktimit të evazionit

Këtyre institucioneve i mungon një strategji e qartë e kasave fiskale. Nëse i referohemi strategjisë 2015-2019 aty s’ka objektiva të sakta. Ka objektiva që më së shumti janë si slogane, por nuk ka objektiva smart dhe të matshëm.

Në total biznesi ka shpenzuar 46.5 mln euro për instalimin e kasave. Por sipas KLSH deri në vitin 2009 nga TVSH- në tatime mblidheshin 30% e totalit, ndërsa nga 2010 deri në 2019 pesha e këtij tatimi ka rënë në 24 % të totalit. Aktualisht 76% e TVSH mblidhet në dogana. /Vizion+/