Horoskopi i ditës së hënë/ Ja shenjat që do të vuajnë

Dashi-Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate.

Demi-Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund ti doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve me të tjerët.

Binjakët-Bëni kujdes me shpenzimet! Parashikohet një humbje e ndjeshme! Ndikimi i kundërt i Neptunit, parashikon krizë, ndaj tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Kjo krizë pritet të reflektohet edhe në raportin në çift.

Gaforrja-Mjafton që të përqendroheni në gjetjen e shkakut që ju ka prishur humorin! Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.

Luani-Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj të hëne dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.

Virgjëresha-Lëreni zemrën të lirë gjatë kësaj dite, pasi vetëm kështu do mund që të jetoni diçka vërtetë speciale. Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohëve të fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të bëhen më mirë. Do të keni raporte të shkëlqyera me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit.

LEXO EDHE  Horoskopi 26 Shkurt 2020/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Peshorja-Gjatë kësaj të hëne jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por duhet të reflektoni mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.

Akrepi-Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.

Shigjetari-Do të jetë një e hënë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve.

Bricjapi-Përqendrojini të gjitha fuqitë tuaja, për të kaluar momentet e tensionit që po jetoni. Me ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Mërkurit, do ia dilni. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të rëndësishme.

Ujori-Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes.

Peshqit-Do të jeni të mbushur nga një dëshirë për të shfaqur hapur ndjenjat tuaja. Do të ndjeni nevojën për rikuperim, sidomos nëse keni kaluar një tradhti. Në çdo rast, situata sentimentale, parashikohet e përmirësuar. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rikuperimit të brendshëm dhe çdo gjë do shkojë mirë.