Te Barcelona fillon epoka Setien, spanjolli: Prioritet do të jetë loja e bukur

Nesër skuadra e Barcelonës, do të luajë kundër Granadës në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.

Në lidhje me këtë ndeshje, ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i ri i skuadrës Quique Setién. Trajneri spanjoll ndër të tjera është pyetur në lidhje me risitë që pritet të sjellë në ekip.

Ai deklaroi se prioritet e skuadrës është loja e bukur dhe rikthimi në identitet i katalanasve.

LEXO EDHE  Video/ Ide gjeniale e Boateng, improvizon një “party” brenda në shtëpi

“Drejtimin e Barcelonës, e shoh si një dhuratë të papritur. Do të përpiqem ta shijoj çdo ditë”.

“Dua të bëjmë lojë të bukur, për mua kjo është më e rëndësishmja  dhe më pas me lojë të bukur vijnë edhe rezultatet. Nëse një ditë fitojmë 1-0 por nuk luajmë mirë, do të shkoj në shtëpi i mërzitur”. – ka thënë 61 vjeçari.