Everton përgatit ofertën për mesfushorin e Juventusit

Carlo Ancelotti dëshiron të afrojë në skuadër mesfushorin gjerman, Emre Can.

“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se lojtari është i preferuari i teknikut italian dhe se një ofertë zyrtare nga klubi i Evertonit do të vijë ditët në vazhdim.

Mesfushori i Juventusit ka luajtur pak me bardhezinjtë këtë sezon nën drejtimin e Maurizio Sarri-t, ndërkohë që me Allegrin ai ishte pjesë e rëndësishme në mesfushën e skuadrës.

LEXO EDHE  Leo Messi thur elozhe për talentin e Chelseat

Siç u raportua ditën e djeshme, 26-vjeçari ka kërkuar të sqarojë situatën me hierarkinë e Juventusit, në lidhje me të ardhmen e tij në klub.

Dy klubet duket se kanë një marrëdhënie të mirë, me Juventusin që shiti Moise Kean verën e kaluar te Evertoni për 27.5 milionë euro.