Zbardhet vendimi i gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës

Zbardhet vendimi i Gjykatës që pushoi procesin ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, ish-Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani dhe Financierit, Ilir Dervishi, lidhur me çështjen e lobimit rus në SHBA.

Gjykata mbylli çështjen me argumentin se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor, ka rezultuar se PD s’ka patur kontrate lobimi me kompanin “Biniada Trade”.

Po kështu kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

ABCnews raporton se gjykata ka patur në dosje vetëm një kontratë prej 25 mijë dollarësh me Nick Muzin, kurse nuk mund të vërtetohet raportit për pjesën tjetër të parave, ç’ka çoi në pushimin e çështjes.

LEXO EDHE  Një ftesë për qeverinë dhe kujtesë për SPAK-un

Nick Muzin deklaron se 500 mije dollare i ka marrë nga PD dhe 150 mije nga Biniada Trade, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nenshtohet vlerësimit te gjykatës.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës reaguan eksponentë të Rilindjes, sipas të cilëve çështja duhet të apelohet dhe KLP dhe KLGJ duhet të nisin hetimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për shkeljet e mundshme proceduriale.

Taulant Balla tha se një hetim dy vjeçar i Prokurorisë, nuk mund të mbyllej për dy orë.