Vuajti dëmtimin e rëndë, lajme të mira për Andre Gomez

Mesfushori i Everton, Andre Gomes, po vazhdon fazën e rikupermit nga ai dëmtim që pësoi në fillim të nëntorit. Në ndeshjen që Evertoni barazoi 1-1 në shtëpi kundër Tottenham, portugezi pësoi një ndëmtim të rëndë.

Pas testeve, Gomes kreu ndërhyrjen kirurgjikale në kavilje dhe mjekët parashikuan një mungesë të mesfushorit nga 6 muaj deri në 1 vit të plotë. Por, mesa duket rikuperimi i tij ka shkuar më mirë nga se prisnin, pasi 26-vjeçari ka filluar stërvitjen në palestër.

LEXO EDHE  Sarri nxjerr dufin: “Lojtarët e Juventus nuk kuptojnë idetë e mia”

Flitet se në harkun e 2-3 javëve, Andre Gomez do të jetë i gatshëm të rifillojë stërvitjen me top. Një lajm i mrekullueshëm ky për lojtarin vetë në radhë të parë dhe për Evertonin që drejtohet nga Carlo Ancelotti.