U zgjodh ambasadore e SHBA në Shqipëri, zbulohet dita kur Yuri Kim mbërrin në Tiranë

Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim do të mbërrijë në Tiranë më 30 janar në orën 5:30 të pasdites. Mësohet se pas 13 ditësh Yuri Kim do të prekë për herë të parë si ambasadore tokën shqiptare dhe do të marrë detyrën, dhe pse ka marrë konfirmimin nga Senati amerikan.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

LEXO EDHE  Fondi 1.15 mld euro/ Nishani apel opozitës: Monitoroni rreptë, Qeveria mund të zhdukë donacionet

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake./BoldNews.al/