Sot, masa e sigurisë për të arrestuarit për tërmetin në Tiranë/ “BoldNews” zbardh emrat e të gjithë të ndaluarve

Mesditën e kësaj të premteje do të mbahet seanca për masën e sigurisë për të arrestuarit nga policia e Tiranës, lidhur me dëmet e shkaktuara në godinat që u shpallën të pabanueshme nga tërmeti i 26 Nëntorit.

BoldNews”, ndërkaq, zbardh emrat e të gjithë personave të vënë në pranga deri tani nga policia e Tiranës, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit. Mes të arrestuarve janë ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, si edhe ish-drejtuesit lokalë të Kasharit, Besnik Fuçia e Faik Fejza. Por, krahas ish-zyrtarëve, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-ndalime edhe për disa biznesmenë të fushës së ndërtimit dhe projektues e inxhinierë. Deri më tani, janë 31 persona të vënë në pranga, ndërkaq hetimet janë në vijim. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se akuza ka kërkuar arrest me burg për shumicën e të ndaluarve.

Të arrestuarit:

  1. Naim Shehi
  2. Pëllumb Korfuzi
  3. Fejzi Dyrmishi
  4. Adhurim Qehaj
  5. Hekri Disha
  6. Ndoc Pepkolaj
  7. Stela Maze
  8. Ali Dyrmishi
  9. Zhneta Tagani
  10. Besnik Fuçia
  11. Gerti Çalliku
  12. Qirjako Gjergo
  13. Fatbardh Plaku
  14. Merita Kushe
  15. Jan Ikonomi
  16. Bukurije Halili
  17. Vjollca Hoxholli
  18. Anila Harxhi
  19. Shqfqet Doda
  20. Reiz Muça
  21. Faik Fejza
  22. Mehmet Felahi
  23. Hodo Gjoni
  24. Artur Skela
  25. Agim Eski
  26. Ermir Çina
  27. Asqeri Xhanari
  28. Gëzim Shkalla
  29. Shpëtim Kërciku
  30. Luan Beta
  31. Bukurije Halili

Shkeljet

Në një konferencë për mediat dy ditë më parë, u dhanë detaje lidhur me aksionin. “Janë evidentuar 25 institucione të pabanuara, 134 pallate dhe mbi 200 banesa”, tha drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

LEXO EDHE  Dhurimi i pronës pa tatim/ Kadastra Shtetërore sorollat qytetarët, ja ngërçi
Konferenca për mediat

Prokurori i çështjes Erion Imeraj zbardhi shkeljet që janë konstatuar nga hetimet.

“Është punuar për evidentimin e plot të autorëve, sidomos për evidentimin e atyre që kanë lëshuar lejet e ndërtimit. Është bërë hetim i plotë i dokumentacionit për të gjithë ata ndërtesa që u shpallën të pabanueshme. Në analizimin me detaje janë zbuluar elementë me të dhëna fiktive, dhe përbëjnë falsifikim dokumentesh. Veprat penale për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre. Kemi shtrije të hetimeve kudo ku ka patur probleme. Janë kryer punime në katet e para që kanë krijuar probleme. Funksionarët e komunave kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin. Mungojnë oponencat teknike. Mungojnë procesverbalet për përfundimet e ndërtimeve. Janë disa shkelje për aktet e kolaudimit, ka raste që nuk gjenden fare dhe nuk ekzistojnë”, tha prokurori Erion Imeraj.

Objekti i hetimit

Çfarë po heton prokuroria? Pyetjes i është përgjigjur prokurori i çështjes Imeraj. Ai sqaroi se po hetohen vetëm ndërtesat që janë shpallur të pabanueshme nga ekspertiza e Institutit të Ndërtimit. Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës u bëri apel qytetarëve që ti drejtohen organit të akuzës nëse pretendojnë se kanë dijeni për shkelje lidhur me ndërtimet në banesa që janë dëmtuar nga tërmeti. Megjithatë, saktësoi se në këtë procedim penal, po hetohen vetëm objektet e shpallura të pabanueshme.

/Boldnews.al/