Roshi vendimtar për skuadrën e tij, shënon dhe i jep fitoren ekipit

Akhmat Grozny ekipi rus ku militon lojtari shqiptar, Odise Roshi, ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër ekipit hungarez Paks, teksa ka fituar me rezultatin 2-1.

Në këtë ndeshje protagonist ishte edhe shqiptari Odise Roshi, i cili në minutën e 44-ët shënoi golin e dytë dhe që në fund rezultoi ai i fitores për ekipin e tij.

LEXO EDHE  Koulibaly drejt PSG-së, detajet e tradhtojnë

Goli tjetër për rusët u shënua nga Silva Lima në minutën e 31’, ndërsa goli i hungarezëve në minutën e 81’ vlejti vetëm për statistikë. Ky është goli i tretë për Roshin me Groznin këtë sezon, teksa duket se e ka nisur 2020-ën me këmbën e mbarë.