Renditja, ja shkollat më të mira në Tiranë

Nga pozicioni i katërt për tri vite rresht, ‘petroninsat’ kanë rimarrë kryesimin në listën me gjimnazet më të mira të Tiranës. Zyra Vendore Arsimore e Tiranës ka vlerësuar performancën e të gjitha shkollave, gjimnaze e 9-vjeçare, private e publike për vitin që lamë pas.

“Petro Nini Luarasi” i ka rrëmbyer kupën e fitores gjimnazit “Qemal Stafa”. Vendi i dytë ndahet midis këtij të fundit dhe “Ismail Qemalit”, të cilët gëzojnë të njëjtin nivel pikësh.

Ndërsa “Sami Frashëri”, shkolla kampione për vende të para në disa vite rresht, ndodhet në vendin e tretë.

Me një dallim të konsiderueshëm pikësh qëndrojnë në vend të tretë dy shkolla, gjithashtu shumë të lakmuara për cilësinë e mësimdhënies, ndërsa “Partizani” qëndron i palëkundur nga pozicioni ku ishte vjet, vendi i pestë. Njëjtë janë edhe vendet e fundit, që nuk kanë bërë asnjë përparim nga vitet e kaluara.

LEXO EDHE  “Lista Wanted”/ Zbardhen identitetet e 3 të kërkuarve, të dënuar për vrasje

9-VJEÇARET

Të mos pasurit 100% të nxënësve të saj kalues në provimet kombëtare, nuk e ka penguar “Fan Nolin” të rrëmbejë pozicionin e parë në renditjen e 57 shkollave 9-vjeçare më të mira në kryeqytet.

Me një diferencë të konsiderueshme prej tri pikësh, shkolla në qendër të kryeqytetit lë pas “Dora d’Istrian” dhe “Emin Durakun”. Kryesuesja e vitit të kaluar, “Edit Durham” ka zbritur në vend të katërt, ndërsa në vendin e pestë surprizon “Pjetër Budi”, duke ngjitur nëntë pozicione në raport me një vit më parë.

Ndryshe nga më parë, këtë vit ka pasur ndryshim treguesish, duke futur në vlerësim të drejtpërdrejtë edhe performancën e mësuesve. Jo vetëm punën e tyre reflektuar në rezultatet e nxënësve, por edhe rezultatet e tyre në provimin e kualifikimit si dhe frekuentimin e orëve mësimore. /Panorama/