Pyetje për Erjon Ahmetin e qarkullimit, a lejohet kjo betoniere të parkohet në Unazë?

Betonierët në rrugët e Tiranës tashmë janë kthyer në modë, dhe mesa duket pavarësisht denoncimeve të qytetarëve por edhe medias, për policinë rrugore të Tiranës, bllokimi i rrugëve nga këta ‘përbindësh’ nuk do të thotë asgjë.

Një ditë më parë Boldnews.al, publikoi foto nga rrugët e Tiranës ku tregonte se si betonierët e oligarkëve kalojnë serbes serbes pa dashur t’ia dinë fare për shtet dhe ligj, duke bllokuar trafikun me orar dhe pa orar.

Ndërkohë që sot po sjellim një tjetër denoncim, ku shihet betonierja në Unazë pranë ‘Hotel Dajtit’, ku siç shihet ka bllokuar rrugën.

LEXO EDHE  Ka shumë të ngjarë që t'a marrësh koronavirusin

Duke u nisur dhe nga deklarata e çuditshme të bëra sot nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që ju kërkonte llogari autoshkollave për aksidentet rrugore, Boldnews.al pyet sërish Kreun e Policisë Rrugore në Tiranë Erjon Ahmetin se: A lejohet kjo betoniere të parkohet në Unazë?

Kujtojmë që trafiku i rënduar në Tiranë dhe gazrat e automjeteve janë bërë një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Në foton e mëposhtme është një betoniere e parkuar në Unazë, duke u bërë problem për lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Për më shumë shihni Fotot: