Pas konfliktit në rrugë, dy të maskuar marrin peng një person

Një person raportohet se është marrë peng në Kamëz, pas një konflikti me disa persona të tjerë.

Nga të dhënat e para mësohet se personi që dyshohet se është marrë peng është futur me dhunë në një makinë, nga të paktën dy persona,e cila është larguar me shpejtësi. Raportohet se dy personat që kanë marrë peng shtetasin ishin të maskuar. Konflikti mësohet se ka nisur për një makinë.

Policia ka ngritur postoblloqe dhe ka nisur kontrollet me qëllim kapjen e personave të dyshuar.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

LEXO EDHE  Koronavirusi/ Këshillon mjeku Kalo: Mos përdorni antibiotikë pa u këshilluar me specialistin

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.