Thaçi paralajmëron hapa ligjorë nëse nuk propozohet mandatari për Kryeministër

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka ‘kërcënuar’ me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejt të bëhet propozimi për mandatarin.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

LEXO EDHE  Marrëveshja sekrete me sekretarin e NATO-s/ Thaçi drejt shkarkimit nga posti i Presidentit

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.