Në mbështetje të Nismës Thurje, deputeti firmos kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor (Dokumentet)

Deputeti Ralf Gjoni ka mbështetur zyrtarisht propozimin e Nismës Thurje lidhur e ndryshimin e sistemit zgjedhor. Gjoni ka firmosur dhe depozituar në Kuvend propozimin e mbështetur nga rreth 50 mijë qytetarë, që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Gjoni përmes një postimi në rrjet shkruan se tashmë propozimi është shndërruar në një nismë ligjore e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Përgjatë gjithë angazhimit tim politik kam besuar se deputeti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe sot me rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarë kërkojnë të votojnë deputetin që duan të shohin në parlament.

LEXO EDHE  Arrestohet sapo del nga shtëpia, kokainën e kishte fshehur brenda një…

Ka ardhur koha që monopoli i bajraktarëve ndaj listave zgjedhore të marrë fund. Ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Ndaj dhe beteja jonë gjatë gjithë vitit të kaluar në Kuvend ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze madhore kombëtare. Ky ndryshim ligjor e realizon këtë aspiratë!”, shkruan Gjoni.