Lista e futbollistëve ndaj Sevillas, për Realin mungojnë 2 yjet

Megjithëse është stërvitur me skuadrën e parë gjatë javës, Gareth Bale nuk ka arritur të bëhet pjesë e  listën së skuadrës për ndeshjen e Real Madridit kundër Sevilla të Shtunën.

Gjithashtu Sergio Ramos është lënë jashtë listës, edhe pse u stërvit rregullisht sot. Kapiteni pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë Superkupës së Spanjës javën e kaluar dhe skuadra nuk dëshiron të marrë rreziqe përsipër.

Fede Valverde nuk do të luajë për shkak të pezullimit, ndërsa James Rodriguez, Mariano dhe Alvaro Odriozola janë lënë jashtë si pas një vendimi teknik të Zidane.

LEXO EDHE  Humbja ndaj Lyon-it, Ronaldo: "Jo rezultati që donim, do të luftojmë për kualifikimin"

Lista e plotë e lojtarëve është: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube, Dani Carvajal, Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Isco, Karim Benzema, Lucas Vasquez, Luka Jovic, Brahim, Vinicius and Rodrygo.