Kurbin/ Zjarr në banesë, humb jetën fëmija 2 vjeç (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Nga flakët ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç.

“Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Konferenca/ Zef Preçi: Po marrim borxh të ri për të shlyer të vjetrin

Dyshohet se shkak i rënies së flakëve në banesë, ka qenë përhapja nga një sobë me dru.

Ndërkohë, forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.