Krimi në Tiranë/ Bashkëshorti i viktimës fajëson shtetin: Lejuan të ndodhte një vrasje!

Elton Çapoku (majtas) Erdet Çapoku (autori, në mes) Enkeleda Çapoku (viktima, djathtas)

Elton Çapoku, bashkëshorti i 40-vjeçares Enkeleda Çapoku ka bërë fajtor autoritet për mosveprim, e më konkretisht Policinë, për vrasjen e të shoqes nga i vëllai Eredet Çapoku, 34-vjeç.

“Shteti s’ka marrë parasysh asgjë kur ai lloj monstre ka vënë dorë mbi familjen time. Bashkëshortja ka marrë urdhër mbrojtje, shteti s’ka vepruar”, deklaroi nga qelia Elton Capoku, në një lidhje telefonike me emisionin “Zemër të Hapur”, transmetuar në “News24”.

Përndjekja ndaj viktimës dhe dhuna ndaj vajzës

Elton Çapoku, i dënuar me burg për trafik droge, tregoi se i vëllai i përndiqte bashkëshorten. Deklaratën e pohoi edhe e ëma e Enkeledës, e cila ishte e ftuar në studio. Kjo e fundit rrëfeu se ndërkohë që Eltoni ishte në burg, Eredeti u kërkoi të jetonte në banesë me familjen e të vëllait: “Erdhi në Tiranë dhe thoshte ‘të rri ca këtu sa të gjej një shtëpi me qera’”. Pas njëfarë kohe, Enkeleda vendosi që ti kërkonte të largohej nga banesa dhe kështu ndodhi. “Ajo e priti si mysafir, jo të qëndronte aty, pas disa kohe i kërkoi të largohej”, tregoi e ëma.

Vjehrra e Eltonit tregoi se ka pasur konflikte me autorin, pasi ai i dhunonte mbesën, vajzën 19 vjeçe të Eltonit dhe Enkeledën, për të cilën tregoi se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

E ëma e Enekedës tha se Eredeti e fotografonte Enkeledën dhe fotot ia çonte të vëllait në qeli me postë, duke i thënë se “gruaja të tradhton, prish para”.

Si e ëma e Enkeledës, edhe bashkëshorti ka treguar se ai e përndiqte viktimën.

LEXO EDHE  Sa ndikon vaksina e turbekulozit ndaj koronavirusit? Ja çfarë thotë Genc Sulçebe:

“Ai (Erdeti) ka jetuar në shtëpinë time dhe më pas e përndiqte bashkëshorten time. As i kam thënë ndonjëherë që merru me familjen time. I kam thënë largohu nga shtëpia dhe s’ke punë me familjen time. Enkelejda më ka treguar në shtator dhe i kam thënë të bëjë denoncim, se unë s’kam ca të bëj jam në burg”, deklaroi Eltoni, i cili u shpreh më tej: “Mu shkatërrua familja, mbeti fëmija rrugëve”.

Ai kërkoi dënim maksimal për të vëllain dhe tregoi se kërkesa për të përfituar amnisti ashtu dhe ajo për të marrë leje për varrimin e të shoqes nuk janë marrë parasysh nga autoritet.

Krimi

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se rreth orës 23:40 të 9 Janarit, në banesën me qera të viktimës në Paskuqan, 34-vjeçari Eredet Çapoku ka goditur për vdekje me shkop druri kunatën e tij Enkeleda Çapoku. 30-vjeçarja, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.  Eredet Çapoku u largua pas krimit. Ai u kap disa orë më vonë në Laprakë, në zonën e njohur si “kupola”.

Në momentin e krimit, në banesë ishte dhe vajza e Enkeledës dhe nëna e saj. Kjo e fundit tregoi se autori hyri me dhunë në banesë dhe përveç sendeve të forta e goditi të bijën dhe me sende të mprehta.

Gjykata e Tiranës, më 12 Janar, dha masën e arrestit me burg për autorin e krimit.

/Boldnews.al/