Kendall dhe Kylie Jenner hidhen në gjyq për një palë tanga

Motrat e famshme Kandall dhe Kylie Jenner janë paditur nga kompania Klauber Bros, Inc., që krijon dizajne origjinale të të brendshmeve me dantella si edhe veshje e tjera me pretendimin se kanë shkelur të drejtën e autorit.

Kompania pretendon se miliarderja Kylie dhe supermodelja Kendall shkelën të drejtën e autorit duke vjedhur modelet e të brendshmeve nën emrinm “Kylie Shop” dhe “Kendall + Kylie”.

LEXO EDHE  "U përdhunova, u drogova dhe u mbajta rob", këngëtarja e njohur bën rrëfimin shokues

Në padinë e ngritur të mërkurën në Kaliforni, Klauber Bros, Inc. tregoi foto të modeleve që sipas tyre janë vjedhur nga dy motrat.

“Krahas pjesës së dantellave, elementët e tjerë si përbërja, paraqitja e modeleve janë thelbësisht të ngjashme,”- tha kompania.

Tani Klauber Bros, Inc. po u kërkon Kylie dhe Kendall të gjitha fitimet nga dy modelet e vjedhura.