Interi zien, Conte zëvendëson Spinazzolan me dashurinë e vjetër

Interi u mendua se do të arrinte marrëveshjen e shkëmbimit ndërmjet Politanos dhe Spinazzolas. Lojtari i Romës ishte nisur drejt Milanos, por u detyrua të rikthehej sërish me ekipin e tij në kryeqytet. Trajneri Antonio Conte nuk ka humbur kohë, ai ka menduar menjëherë zëvendësuesin e tij duke ndryshuar objektiv në merkato.

Emri që është shfaqur në skenë është ai i Victor Moses. Lojtari i Chelseas është i huazuar te Fenerbahçe. Conte e njeh mjaft mirë, pasi e ka drejtuar nnë Angli dhe ka besim tek afrikani. Moses mund të ndërprerë huazimin me turqit dhe të kalojë në Milano.

LEXO EDHE  Man.United konfirmon Solskjaer-in në stol, i vihen në dispozicion 300 milionë euro

Ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë sezon, sepse është i dëmtuar. Afrimi i 29-vjeçarit do të ishte një lëvizje shumë e papritur, por Conte ka treguar se di të surprizojë që me afrimin e Ashley Young-ut. Lojtari dëshiron të ribashkohet me trajnerin italian.