Interi i “rrëmben” një tjetër lojtar United, shpërthejnë tifozët e “Djajve”

Interi duket se nuk ka ndërmend që të ndalet në merkaton e janarit. Skuadra zikaltër ka gjetur marrëveshjen me lojtarin e Manchester United, Ashley Young.

United ka pranuar një ofertë prej 1.5 milion euro për lojtarin e tyre. Mbrojtësi 34-vjeçar ishte një dëshirë e trajnerit Antonio Conte, i cili kërkon më shumë futbollistë krahu, duke parë dëmtimin e Asamoah.

Futbollisti pritet që të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim dhe më pas të firmosë kontratën me klubin Italian.

LEXO EDHE  Lyon-Juventus, alarmohen Francezët: “Nuk i duam tifozët italianë në qytet”

Young bëhet kështu, lojtari i tretë që lë Manchester United për Interin, pas Alexis Sanches dhe Romelu Lukakut.

Dhe për këtë në rrjetin social “Twitter”, një faqe e tifogrupit të klubit ka reaguar ndaj shefit ekzekutiv të skuadrës, Ed Woodward, i cili prej kohësh është kthyer në “armik” të fansave, duke shkruar: “Interi na mori Alexis Sanchez, Ashley Young dhe Romelu Lukakun. Do t’i japim dhe Ed Woodward falas. Ju lutem na e hiqni qafe!”

https://twitter.com/DevilsOfUnited/status/1218088064557441024