FOTO/ Ja 14 ish-deputetët demokratë më aktivë, lista kryesohet nga 3 femra

Në shkurt të 2019, deputetë të opozitës së bashkuar dorëzuan mandatet, duke u larguar përfundimisht nga Parlamenti.

Nga ky moment dhe deri më sot, Instituti i Studimeve Politike, ka monitoruar angazhimin e tyre në deklaratat publike, pa përfshirë këtu qëndrimet personale në rrjetet sociale.

Referuar deklarimeve të publikuara në faqen e PD-së, rezulton se vetëm 14 nga ish-deputetët vijojnë të jenë aktivë, ndërsa ka një angazhim më të madh të politikanëve të rinj në PD, si Gazment Bardhi, Çlirim Gjata, Ina Zhupa etj.

“Shumë deputetë janë aktiv në rrjete sociale, por qëndrimet e tyre janë nisma personale, ndaj ne u jemi referuar deklarimeve nga faqja zyrtare e PD dhe kanë të bëjnë me qëndrime politike e institucionale për problematika të caktuara.

Tri janë tiparet kryesore të kësaj periudhe.

LEXO EDHE  ‘Obobo...’/ Nard Ndoka: Ja çfarë do të bëj nëse fiton Rama dhe një mandat

E para, vetëm 14 deputetë ose më pak se një e treta kanë aktivitet politik të rregullt nga i gjithë grupi i ish deputetëve.

E dyta, ish deputetët më aktivë janë tri gra politikane, Jorida Tabaku (17% në totalit të deklarimeve nga ish deputetët e PD), ndjekur nga Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi (secila me nga 10% të deklarimeve).

E treta, ka një rritje të deklarimeve dhe të prezencës në qëndrimet zyrtare të politikanëve të rinj në PD që nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar, ku bëjnë dallim Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, sekretari për cështjet ligjore Çlirim Gjata, shefi i kabinetit Dorjan Teliti, zëdhënësja Ina Zhupa, drejtues të departamenteve, etj”, thuhet në postimin e ISP në rrjet.