Emre Can synon Euro 2020, kërkon takime me drejtuesit e Juventusit

Mesfushori i Juventusit Emre Can, kërkon që të takohet me drejtuesit e klubit rreth të ardhmes së tij atje.

Lojtari i përfaqësueses gjermane ka luajtur shumë pak gjatë këtij sezoni për bardhezinjtë dhe mendon se kjo do t’i kushtojë atij një vend në skuadrën kombëtare për Euro 2020 që do të zhvillohet në verë. – raporton La “Gazzetta dello Sport”.

LEXO EDHE  Guardiola "thumbon" Realin: Kënaqësi e madhe të fitosh në “Bernabeu”

Lojtari është i gatshëm të shohë opsionet që ka nëse Juventusi nuk i garanton më shumë minuta për pjesën e mbetur të sezonit.

Juventusi nënshkroi me mesfushorin në verën e vitit 2018 me parametra zero nga Liverpool-i. Këtë sezon 26 vjeçari ka bërë vetëm 8 paraqitje, dhe vetëm te dy prej tyre ka qenë titullar.