Ardit Gjebrea mban fjalën e dhënë! Fillon puna për ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë

Ardit Gjebrea është një nga ata personazhe publik që ka dalë në mbështetje të personave të prekur nga tërmeti duke i ndihmuar ata me ndërtimin e shtëpisë.
Ai ktheu festivalin e “Kënges Magjike” në një festival humanitar me kauzën “Këndo për të ndërtuar”. Arditi premtoi se të gjitha fitimet nga shitja e biletave të tre netëve të festivalit do të shkojnë për rindërtimin e shtëpive të dy familjeve nga Thumana.

Arditi e ka mbajtur premtimin e dhënë dhe me anë të një postimi në Instagram ka sqaruar se projektet për ndërtimin e dy shtëpive të përzgjedhura janë gati dhe do të finalizohen shumë shpejt.

“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë.
Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta.
Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë!
Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.”- ka shkruajtur Arditi krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

LEXO EDHE  E lidhur me Robert Berishën? Lei Kraja tregon për "bërrylat" në punën e përditshme