AKU bllokon 4 mijë ton marmalatë nga Serbia

Agjensia Kombëtare e Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën e inspektimit kufitar Hani i Hotit, 4,032 ton marmelatë, të ambalazhuar në kova plastike 14 kg. Malli ishte nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës.

Por në momentin e hyrjes në vendin tonë i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum human.”

LEXO EDHE  “Jepini recetën”/ Flasin studentët që i prishën takimin Ramës: Nuk kemi asgjë për të humbur

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

“Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve,” theksoi AKU.