“500 mijë usd nga OSHEE për ata që fërkojnë Edin”/ Malltezi: A ka ndonjë SPAK, apo takohen me Ulsin…

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD, ka shprehur habi dhe indinjatë njëkohësisht, për biznesmenë dhe artistë, miq të kryeministrit, që janë paguar me fondet e OSHEE-së.

I pari në listë është Bashkim Balili, vëllai i të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, që gjendet në burg. Balili është paguar 54 mijë euro nga fondet e OSHEE.

Po ashtu, piktori Anri Sala, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, është paguar nga kompania e energjisë elektrike me 51 mijë euro dhe kulmin e shënon, përfituesja e 52 mijë eurove, kompania “Dixhi Print.al” për imazhin e Ramës dhe Veliajt!

LEXO EDHE  S’u ndje mirë në klasë, 19-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

“Hani derra – pini derra! Se për çfarë duhet që OSHEE të paguajë nga 500,000 dollarë këta që i bëjnë furça dhe fërkojnë Edin, nuk arrij dot ta kuptoj! Ndofta është shumë e thellë dhe nuk e kuptojnë të gjithë.

A ka ndonje SPAK apo po takohen me Tualetin dhe Ulusiun?!”, shkruan Malltezi.