3.4 mln Eurot në “Toyota”/ Lirohen nga qelia të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për 6 te dyshuarit për 3.4 mln euro, që u gjetën në 2 makina Toyota Taris në portin e Durrësit, në Qershor 2018.

Nga “Arrest me burg”, Gjykata e ndryshoi masën në “Detyrim paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin (të dy në kërkim policor), Alban Mollaymerin, Agim Çekajn, Klevi Canin dhe Edi Likën. Të gjashtë akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Në shtator të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje. Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori. Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

LEXO EDHE  Blendi Fevziu: Pse vendosa të mos intervistoja kurrë Nexhmije Hoxhën

Në qershor të vitit 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në dy automjete tip “Toyota Yaris”. Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzoi si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.