“Tryeza me Gjiknurin, Basha po merr kostot e qortimit”/ Ish-Kryebashkiaku i Kavajës i del në krah…

“Lulzim Basha po merr përsipër kostot e qortimit publik në rastin më dashamirës dhe kryqëzimit nga kundërshtarët arkivistë të zellshëm të teë gjithë deklaratave të tij, i vetedijshëm se ky vendim është një kontribut i domosdoshëm për çuarjen përpara të reformes zgjedhore, si mundesia më e mirë për të patur zgjedhje që ofrojne siguri për një proçes cilësisht më të mirë.
Këta arkivistë pasionante bëjnë mirë të kujtojne edhe deklaratat e Edi Ramës se për reformën nuk kishte nevojë për opozitën jashtë sistemit”.

Kështu shkruan Isa Sakja, ish-Kryetar i Bashkisë së Kavajës, duke i dalë në krah kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me tryezën për reformën zgjedhore.

Reagimi i Sakjas vjen në një kohë kur ndaj Bashës janë hedhur kritika për vendimin e uljes në një tryezë me Damian Gjiknurin, i cili rezulton i kapur në përghimet e dosjes 184 që bën fjalë për manipulimin e votave në Dibër. Kryesisht kritikat ndaj Bashës janë artikuluar nga ish-drejtues të PD-së, përfshi këtu edhe ish-Kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

LEXO EDHE  2 Marsi/ Mustafaj: Në momente delikate, Kushtetuta nuk e ndalon Presidentin t’i drejtohet popullit

Ndërkohë Sakja në reagimin e tij shprehet se me vendimin për t’u ulur në tryezë për reformën zgjedhore, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike dëshmojnë përgjegjshmëri dhe pjekuri politike.
Sakja thekson se pjesëmarrja në këtë tryezë kushtëzohet nga rrethanat politike, kohore dhe tërësisht në përputhje me një nga funksionet kyç të një partie politike, atë të përfaqësimit.

“Unë besoj se aftësia politike e lidershipit të PD-së për ta ulur Edi Ramën në tryezën që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit, i heq edhe armën e fundit propagandës malinje të Rilindjes. Sepse opozita nuk bëhet pengesë e realizimit të kushtit të parë nga nënte kushtet e Bundestagut”, shkruan Sakja.