“Po hyn në histori si Esad Pasha”/ PD akuza Ramës për padinë ndaj Haradinajt

Partia Demokratike ka reaguar përmes disa ish-deputetëve lidhur me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt. Rama depozitoi në Gjykatën e Prishtinës padinë me 30 faqe ditën e djeshme, lidhur me deklaratat e Haradinajt për shkëmbimin e territoreve.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në reagimin e tij shkruan se me këtë padi Edi Rama po hyn në histori si Esad Pasha.

“Ditën e përkujtimit të masakrës së Raçakut hedh në gjyq Ramush Haradinajn…!!! Kjo nuk mund të jetë më as rastësi, as padituri. Rama me sa duket e ka vendosur; meqë nuk hyn dot në histori si Ismail Qemali, do të hyjë si Esad Pasha”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE  "Koha për llogari"/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonajn

Ndërkohë, ish-deputetja Oriola Pampuri, në një tjetër reagim shprehet se “kur je, edhe në delir edhe peng, të merr lumi…”

“Si do u dalë përpara qytetarëve të Kosovës, për të cilët Ramush Haradinaj, përfaqëson heroin e luftës, figurën e rëndësishme i cili dha shumë, për lirinë e Kosovës.

Kujt do t’i fshihesh me parë Edi Rama. Çdo ditë po shkel norma, parime, të drejta, ligje, po cënon marrëdhenie, e figura të rëndësishme të kombit”, shkruan Pampuri.