Njihuni me fshatin ku askush nuk del në pension

Në të gjithë njësinë Sukë me 14 fshatra e vendosur vetëm pak km larg Këlcyrës popullsia është reduktuar me ritme të shpejta.

13 vite më parë me mbështetjen e CESVI një organizatë italiane gati 40 fermerë nisën kultivimin e vreshtave dhe ndërtuan shoqatën e tyre. Më pas u ndërtua edhe punishtja e nxjerrjes së verës por me kalimin e viteve shumica e braktisën tokën dhe tani kanë ngelur vetëm 4-5 fermerë të vreshtave që thonë se vështirësitë më të mëdha lidhen me mungesën e tregut ndërsa punishtja nuk përdoret prej vitesh për shkak të kostos.

Shahin Isufaj administratori i njësisë Sukë thotë se vetëm 10% e tokës punohet në të gjithë njësinë dhe se ata që punojnë janë kryesisht të moshuar. Më të rinjtë nuk shohin mundësi jetese në këtë zonë megjithëse toka është pjellore, klima e butë dhe kullota e pasur.

LEXO EDHE  E kishit ditur? Erla Mëhilli, këshilltarja e Berishës ka kushëri Edi Ramën

Për ata që kanë zgjedhur blegtorinë është edhe më e vështirë. Familjet në Sukë mbajnë nga 1 lopë ose pak dele sa për të jetuar ndërsa në treg nuk shkon asgjë.

Mosha mesatare në të gjithë territorin rural përreth Këlcyrës është mbi 65 vjeç. Ritmi i braktisjes për shkak të pamundësisë për të krijuar të ardhura ka bërë që të ketë fshatra edhe me 1 apo 2 familje ndërsa pjesa kryesore e të ardhurave ende vjen nga emigracioni.