Nëna Gorill puth të voglin e saj menjëherë pas lindjes, pamjet bëhen virale

Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët gëzojnë kur sjellin në jetë të vegjëlit e tyre dhe mundohen tu falin atyre dashurinë e gjithë botës.

Një rast vëret i bukur është edhe ai i një nëne gorillë e cila sapo solli në jetë foshnjën e saj e ka marrë atë në duar dhe i ka dhuruar puthjen e mirëseardhjes.

Ka qenë pikërisht ky gjest sa i ëmbël po aq edhe i bukur i cili është bërë viral pas filmimit që iu bë nga rojet e Kopshtit Zoologjik Kombëtar në Uashington.

LEXO EDHE  Tri raketa godasin Ambasadën amerikane në Bagdad

Kjo video e ëmbël kap momentin kur gorilla Calaya, menjëherë pasi lindi të voglin e saj Moke, filloi ta përkëdhelë dhe ta puthë atë. Sa bukur, kjo është pikërisht dashuria e nënës për të voglin e saj