Ndeshja e bamirësisë, Sindikata zbulon shifrën e mbledhur nga aktiviteti

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një reagim zyrtar ku tregon të ardhurat te ardhurat e mbledhura nga ndeshja e bamirësisë e zhvilluar në Air Albania Stadium. Italia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria ishin pjesëmarrëse, ndërsa aktiviteti u fitua nga skuadra azurre nën drejtimin e De Biasit.

Kryetari i Sindikatës, Andi Lila, njoftoi se janë grumbulluar nga ky aktiviteti 5.591.775 lekë të reja duke bërë transparencë të plotë. Në një pjesë të deklaratës kërkohet falje për problemet e ndodhura gjatë organizimit dhe premtohet se do të bëhet më mirë në eventet e tjera që do të marrë përsipër kjo Sindikatë.

Njoftimi – “Sindikata e Futbollistëve Profesioniste Shqiptarë informon më shumë kënaqësi se ka përfunduar procesi i arkëtimit të të ardhurave nga shitja e biletave për turneun miqësor që zhvilluam këtë janar në kuadër të mbledhjes së fondeve për bamirësi, me qëllim ndihmën e komunitetit të prekur nga tërmeti i rëndë që ra në vendin tonë në nëntor.

Shuma totale e përfituar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja. Duke dashur të falënderojmë edhe njëherë atë pjesë të publikut që e ndjeu dhe qëndroi atë ditë nëpër shkallë, një falënderim i ngrohtë i shkon të gjithë sindikatave homologe që erdhën e morën pjesë, ashtu sikundër duhet të përshëndesim të gjithë ish-lojtarët e Kombëtares që kontribuuan në këtë event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federatën Shqiptare të Futbollit që mundësoi impiantin për të ofruar një mbrëmje sa më komode.

Sindikata e Futbollisteve kërkon të informoje të gjithë opinionin publik, që transparenca në lidhje me fondet do jetë një detyrim kryesor i yni dhe në ditët në vijim do informojmë zyrtarisht se në cilën zonë dhe konkretisht në cilat ndërtesa do ndihmojmë me rindërtim apo rikonstruksione të ndryshme.

Duke e ditur fort mirë se ndoshta mungesa e përvojës na ka bërë të mos jemi brilant në këtë organizim të parë, premtojmë që do jemi gjithnjë e më të kujdesshëm për të mos prodhuar polemika e diskutime, por njëherazi kërkojmë nga të gjithë ju me shumë mirëkuptim, duke pasur parasysh që në fund të fundit ishim aty për të dhënë dhe ne kontributin tonë për një pjesë të popullit, që ende vuan dhe lëngon nga dhimbja që shkaktoi ajo fatkeqësi natyrore. Zoti na bekoftë!”, – shkruhet në postimin e Instagramit nga kjo Sindikatë.

 

View this post on Instagram

 

Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti I rende qe ra na vendin tone ne nentor. Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja. Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode. Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme. Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilant ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre. Zoti na bekofte

A post shared by SFPSH.Sindikata Futbollistave (@s.f.p.sh) on

LEXO EDHE  Real Madrid sheh përtej Benzema-s, zbulohet objektivi i radhës