Ish-drejtori i burgut të Peqinit flet për shkarkimin dhe tregon kush i bëri publike pamjet e Dritan Dajtit në Bllok (VIDEO)

Ermir Shpata, drejtori i Burgut të Peqinit, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë, dy ditë më parë për shkelje të detyrës, pas publikimit në media të pamjeve që Dritan Dajti lëvizte në ish-bllok, thotë se shkarkimi është i padrejtë. Në një komunikim me Abc News, Shpata thotë, se shkarkimi i ka ardhur si një e papritur, pasi vizita është bërë sipas rregullave. “Shkarkimi im ishte si rrufeja në qiell të hapur. Konkretisht ne sipas të gjithë rregullave kemi dërguar një të dënuar për vizitë në një spital, privat në Tiranë bashkë me disa të dënuar të tjerë sipas kërkesave institucionale. Është drejtori i përgjithshëm ai që duhet të japë llogari pasi unë e kam njoftuar atë në lidhje me këtë dhe e kam lënë,” ka thënë Shpata.

Ai thotë se e gjitha është tekë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailaj, që sipas tij e ka bërë mediatike lëvizjen e Dajtit me eskortë.

“Dritan Dajtin e ka marrë grupi i gatshëm i drejtorisë së përgjithshme dhe ka shkuar me të gjithë masat e sigurisë edhte thjesht teke e drejtorit të përgjithshëm që e bëri mediatike këtë gjë dhe ja ka dërguar ministres shkresën për shkarkim. Unë përveç kësaj interviste unë do të tregoj dhe të gjithëve se kush është Emir Shpata dhe ana gjyqësore që do të ndjek, është shprehur ai.”-thotë Shpata, duke zbardhur një tjetër anë të medaljes për mënyrën e funksionimit të marrëdhënies së Etilda Gjonajt me vartësit, e në këtë rast, zotin Ismaili.

LEXO EDHE  Thirrja e Metës drejtuar popullit: Ngrihuni, institucionet kanë rënë. S'mund të përdhosemi nga banda e sorrave

Më 10 janar 2020,një video e shpërndarë nga Gazeta TemA, tregonte Dritan Dajtin, teksa hynte në një klinikë mjekësore në ish-bllok. Dajti, i qethur zero, me një xhup të zi të fryrë, bënte xhiro ndërkohë që policia e Shtetit, bënte “ruajtjen” e tij. “Xhiroja” iu ka kushtuar “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit. Ministria e Drejtësisë, 5 ditë pas lirimit shkarkoi 5 drejtuesë të burgjeve dhe administratës së ruajtjes së sigurisë, pasi sipas MD, për rastin e Dritan Dajtit nuk u bë asnjë kontroll paraprak mjekësor për të vlerësuar situatën e tij shëndetësore.