Dëbimi i dy iranianëve nga Shqipëria, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus ka përshëndetur dhe lavdëruar vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi dy diplomatët iranianë. Të mërkurën qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati. “Zëri Amerikës” raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

LEXO EDHE  Vasili: Bundestagu është i qartë, GJK e ngritur kundër Kushtetutës, e papranueshme

“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur # Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë” – shkruan Ortagus.