VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në biznesin në Tiranë, plagoset pronarja dhe dy punonjëse

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në Yzberisht, konfirmoi policia e Tiranës.

“Rreth orës 07:25 në rrugën ‘3 dëshmorët’, në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja Klodiana Simeci, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset Ardiana Mesi dhe M. P. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

***

8:00/ Shpërthim i fortë në një biznes, plagoset 1 person

LEXO EDHE  Del autopsia e Rezartës: Çfarë e helmoi çiftin në Librazhd

Një person mbeti i plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda një biznesi.

Nga raportimet e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një byrektore në zonën e Yzberishtit.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qënë bombola e gazit, e ndezur nga punonjësja e byrektores, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident që tronditi banorët e zonës.