Thirrja e Bashës: Të hapur ndaj shoqërisë civile, mirëpresim kontributin e…

Partia Demokratike mbetet e hapur për të mirëpritur grupet e interesit, individët dhe shoqërinë civile për të dhënë kontributin e tyre në Këshillin Politik lidhur me Reformën Zgjedhore. Kjo u bë e ditur nga kreu demokrat, Lulzim Basha, ndërsa tha se ky moment nuk duhet humbur nga ata që duan të japin kontribute për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore, ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur. Dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe me interes të vetëm të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për ekuacione politike, ne i kemi refuzuar dhe do t’i refuzojmë.

LEXO EDHE  Policia kontroll në Lazarat, ja çfarë zbulon

Kurrë nuk ka qënë më e madhe nevoja. Ditë për ditë zbulon kryebashkiakë me rekorde kriminale. Ditë për ditë qytetarët shqiptarë bien viktima të sundimit të ligjit dhe babëzisë së njerëzve që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre’, tha një nisje të fjalës së tij kreu i opozitës Lulzim Basha.

LEXO EDHE:

“Nuk ka amnisti për Gjiknurin…”/ Basha: Të paguar nga Rama ata që thonë…

Marrëveshja me Rilindjen/ Ja kush është Ambasadori që ushtroi presion dhe detyroi Ramën… (VIDEO)