Sherr me thika/ Vëllezërit plagosin në gjoks dhe fytyrë të riun (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth ores 23:30, në lagjen “18 shtatori” pranë tregut të fruta perimeve në Gjirokastër, dy vëllezërit Enea dhe Kristofor Xhelili 24 dhe 26 vjeç, pas një konfliktime Aleko Shytin e kanë palgosur këtë të fundit me mjet prerës në fytyrë dhe gjoks. 

Autorët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku Enea Xhelili është arrestuar në flgarancë, ndërsa Kistofori Xhelili është proceduar penalisht.

LEXO EDHE  Pengmarrja në Kamëz/ Arrestohet një person, një tjetër në kërkim (EMRAT)

Ndërsa 24-vjeçari është dërguar në spitalin Rajonal “Omer Nishani” për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet rrethanat e sakta të sherrit, por paraprakisht dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.