Paç fatin e Gjiknurit!

Nga Boldnews.al

“Paç fatin e Gjinurit”-është urimi më i mirë për këdo person që i do suksesin, paranë, influencën dhe shmangien nga përballja me drejtësinë, edhe kur je në prag të burgut. Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, dje priti dy “kolegët” e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në një takim që do të mbahet mend gjatë. Që të tre, përfshi edhe deputeten Rudina Hajdari, ranë dakord në nënshkrimin e një marrëveshje e cila synon ndryshimet në Kodin Zgjedhor me konsensus mes palëve politike.

Kjo ishte dita e “amnistisë” së madhe për Damian Gjiknurin, ishin ministrin e përkedhelur të Edi Ramës, i kapër në përgjimet e dosjes 184 në Dibër, ku flet për “dërgimin e disa çunave prombelatik”, për të bërë zap përfaqësuesit e PD-së, apo edhe për allishverishe me shitblerjen e votave. Një vit më parë, kur dolën përgjimet në gazetëm më të madhe gjermane “Bild”, Gjiknuri ishte nën stresin se një ditë mund ti trokisnin në banesë dhe ti komunikonin akuzën për “krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe tjetërsim të votës”.

Ai drejtonte fushatën elektorale të zgjedhjeve të parakohshme lokale në Dibër, të mbajtura në shtator të vitit 2016. Gjithë makinerinë pushtet e kontrollonte Gjiknuri, ku menjëherë pas nisjes së hetimeve nuk kishte si të mungonte as ai në atë vorbull shantazhi, shitblerjesh votash dhe implikim të drejtuesve të policisë në fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Ndër bisedat e tjera Gjiknuri i drejtohet një tjetër eksponenti të dyshuar si të përfshirë në shitblerjen e votave Arben Keshi. Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë nga rrethet, nuk i njeh njeri. Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë sjellë ata sepse nuk kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty. Arben Keshi: Mirë. Damian Gjiknuri: Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast”-e këta çuna problematik, Dibra i njohu si personazhe me rrezikshmëri dhe të lidhur me krimin. Tipa të fortë që gjezdisnin në zonë për shantazh dhe trysni ndaj votuesve të PD-së.

LEXO EDHE  Kryeqyteti mbetet bardheblu, Tirana fiton me "manita" përballë të kuqëve

Një ditë pasi u numëruan votat dhe sikurse pritej me gjithë atë fuqi të madhe monetare dhe muskujsh fitues doli kandidati socialist, Gjiknuri del edhe në një bisedë me Ymer Lalën, një personazh i akuzuar nga Partia Demokratike si i lidhur me krimin.

“Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën. I q…robt. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus”-i drejtohet Gjiknuri, Lalës. E parë në copëza bisedash, ngjan se është një “komunikim” rutinë i këtyre personazheve të politikës së Rilindjes, që pas çdo fjalie kanë shprehjet majë gjuhës: q… robt, ja q…motrën, nuk më plas k…”- (që të gjitha pjesë nga audiopërgjimi i frikshëm), që më së paku kërkonte disa personazhe në qeli.

Por Gjiknuri ka fat, ndoshta duke u nisur nga bestynia e tij në besimin tek Guruja indian, i cili mbërriti në Shqipëri pas ftesës nga bashkëshortja e Gjiknurit. Ky personazh tipik i dyshuar dhe akuzuar nga opozita si një prej arkitektëve të “vjedhjes së votave”, sot është përkrah tyre në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve që do përmirësojnë Kodin Zgjedhor për ti vënë fre grabitjes së votave dhe tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Opozita pranoi që këtë “arkitekt” ta konsiderojë si bashkëpunëtor për të arritur një marrëveshje në hartimin e draftit të ri të Kodit Zgjedhor. Ndaj, paç fatin e Gjiknurit…!