Mourinho “peshkon” në vendlindje, Tottenham zyrtarizon talentin e Benficas

Tottenham ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare e gjysmë, në formën e huazimit me lojtarin portugez, Gedson Fernandez.

Për të mbërritur te shërbimet e tij, “Spurs” kanë mundur konkurrencën e West Ham dhe kanë opsionin për të nënshkruar përfundimisht me lojtarin në verën e vitit 2021.

Për sa i përket stilit të lojës së tij mund të themi që, Fernandez mund të quhet si një mesfushor i kompletuar, fantastik me topin në këmbë, godet fuqishëm nga distanca si dhe ka aftësinë ta kthejë mbrojtjen në sulm falë shpejtësisë dhe teknikës së triblimit.

LEXO EDHE  Chiellini bën ndërmjetësin, Ronaldo pranon uljen e pagës

Futbollin Fernandes e filloi në moshën 10 vjeçare, teksa u bashkua me SC Frielsas, ndërsa një vit më vonë u bashkua me ekipin e fëmijëve të Benficas. Në vitin 2017 avancoi në skuadrën e dytë të Benficas ndërsa pa u mbushur akoma viti kaloi te skuadra e parë.